Përmbledhje e kurrikulës së AlgoBuddy:
Njohuria e kodimit është një nga aftësitë më të rëndësishme të shekullit 21-të. Young Engineers përpiqet të sigurojë një edukim praktik dhe argëtues të kodimit duke filluar nga edukimi në fëmijërinë e herëshme dhe duke ndërtuar aftësitë e tyre njohëse për të përballuar sfida më të mëdha në të ardhmen.
Ne kemi krijuar korniza cilësore të kodimit që mbështeten në njohuritë e përbashkëta të fëmijëve dhe i inkurajojnë ata të praktikojnë planifikimin, vendimmarrjen dhe kompromise praktike përmes lojës me AlgoBuddy.
Me programin AlgoBuddy, çdo fëmijë vepron si një inxhinier i vogël kodimi, pasi ata e ndihmojnë AlgoBuddy të lëvizë, të ndizet, t’i përgjigjet mjedisit dhe të angazhohet me një sërë përmbajtjesh unike që ofron një kornizë emocionuese për të përmbushur detyra të ndryshme.