Young Engineers beson dhe përforcon edukimin përmes lojës. Programi ynë unik i pasurimit Big Builders i prezanton fëmijët parashkollorë me konceptet shkencore përmes mësimit praktik. Kështu, këto aktivitete gradualisht do t'i sfidojnë fëmijët të zhvillojnë aftësi të shkëlqyera motorike. Nxënësit do të marrin një set me materiale të krijuar posaçërisht për programin Big Builders dhe ndërtojnë me to modele 3D duke përdorur pjesë të ndryshme në mënyrë fleksibile. Ky program pasurimi do t'i ekspozojë ndërtuesit tanë ndaj terminologjisë inxhinierike. Nxënësit do të njihen me koncepte të thjeshta si mbretëria e kafshëve, shkenca e zakonshme dhe mjedisi i përditshëm. Përveç kësaj, duke luajtur me bashkëndërtuesit e tyre do të avancojnë aftësitë e tyre ndërpersonale, socio-gjuhësore dhe do të rrisin vetëvlerësimin për aftësitë e tyre për të zbuluar dhe shpikur. Besojmë që vendosja e kësaj lidhjeje midis dijes dhe argëtimit në një moshë kaq të re do t'i vendosë nxënësit në një nivel më të përshtatshëm për të nxënë dhe krijuar.
Përmbledhje e kurrikulës Big Builder
Mësimet e Big Builder përfshijnë diskutime rreth formave, njohjes hapësinore dhe pjesëve të lëvizshme kundrejt pjesëve të palëvizshme. Trajnerët tanë përdorin terminologjinë e duhur të Matematikës dhe shkencës për t'i familjarizuar nxënësit me këto terma profesionale. Ndërtuesit mësojnë mbledhjen dhe zbritjen e thjeshtë përmes ndërtimit të modeleve të tyre. Ata do të zbulojnë gjithashtu parimet bazë të thyesave ndërsa mësojnë idenë e pjesëve të një tërësie. Ne prezantojmë ligjet e fizikës në një nivel bazë përmes demonstrimeve të forcës centrifugale, gravitetit, çift rrotullues, stabilitetit, fërkimit, momentit, energjisë mekanike, ekuilibrit, ngjeshjes dhe lëvizjes. Për më tepër, për shkak se shumë nga modelet tona Big Builder kanë tema të natyrës/kafshëve, nxënësit do të mësojnë konceptet bazë të Biologjisë. Ne besojmë se mësimet mësohen dhe përvetësohen më lehtë nëpërmjet të mësuarit praktik.
Objektivat e Programit Big Builder
Rritë njohuritë për botën dhe mjedisin
Rritë ndjenjën e komunitetit dhe ndjenjën e përkatësisë
Inkurajon të menduarit e pavarur dhe krijues
Zhvillon ndjenjën e vetë-efikasitetit dhe aftësive për zgjidhjen e problemeve
Rritë aftësitë për krijimin e ekipit, bashkëpunimin dhe lojën në grup