Bëje kodimin të thjeshtë

Mosha:
4-6 vjeç

Kohëzgjatja e mësimit:
45 minuta

+383-48-108-128

Young Engineers ka kënaqësinë të prezantojë AlgoBuddy: një edukim praktik kodimi për koduesit e vegjël. Programi AlgoBuddy ofron një kornizë unike për të njohur fëmijët e vegjël me bazat e të menduarit algoritmik dhe gjuhën e kodimit. Duke përdorur gjuhën intuitive dhe të drejtpërdrejtë të kodimit fizik të Algobrix®, fëmijët do të praktikojnë programimin duke urdhëruar AlgoBuddy të kryejë detyra të ndryshme emocionuese bazuar në jetën tonë të përditshme.

Shumë e lehtë për tu përdorur,
e lehtë për tu koduar, shumë e lehtë për tu adhuruar!

Shumë e lehtë për tu përdorur,
e lehtë për tu koduar, shumë e lehtë për tu adhuruar!

Përmbledhje e kurrikulës së AlgoBuddy:

Njohuria e kodimit është një nga aftësitë më të rëndësishme të shekullit 21-të. Young Engineers përpiqet të sigurojë një edukim praktik dhe argëtues të kodimit duke filluar nga edukimi në fëmijërinë e herëshme dhe duke ndërtuar aftësitë e tyre njohëse për të përballuar sfida më të mëdha në të ardhmen. Ne kemi krijuar korniza cilësore të kodimit që mbështeten në njohuritë e përbashkëta të fëmijëve dhe i inkurajojnë ata të praktikojnë planifikimin, vendimmarrjen dhe kompromise praktike përmes lojës me AlgoBuddy.

Me programin AlgoBuddy, çdo fëmijë vepron si një inxhinier i vogël kodimi, pasi ata e ndihmojnë AlgoBuddy të lëvizë, të ndizet, t’i përgjigjet mjedisit dhe të angazhohet me një sërë përmbajtjesh unike që ofron një kornizë emocionuese për të përmbushur detyra të ndryshme.

Objektivat e Programit AlgoBuddy

  • Njohja e fëmijëve me botën e kodimit
  • Njohja me terminologjinë e kodimit
  • Hyrje në të menduarit algoritmik
  • Zhvillimi i aftësive të vlerësimit sasior
  • Leximi i udhëzimeve grafike/numerike
  • Inkurajimi në zgjidhjen e problemeve
  • Inkurajimi I punës në grupe

Fëmijët do të mësojnë për:

  • Renditja e komandave
  • Kushtet dhe sensorët
  • Algoritmet e pajisjeve të automatizuara të përditshme
  • Operatorë të përhershëm dhe të rastësishëm
  • Qarkun (Loops)
  • Punën në shumë drejtime (Multithreding)