RoboBricks u mëson fëmijëve inxhinierinë e softuerit, teknologjinë, sipërmarrjen dhe matematikën (STEM). Gjatë çdo mësimi, nxënësit ndërtojnë një robot që kryen detyra të ndryshme. Pasi të përfundojnë ndërtimin e robotëve, studentëve u jepet mundësia të zhvillojnë dhe krijojnë algoritme kompjuterike dhe të mësojnë se si t’i zbatojnë ato në sistemin e kodimit WeDo. Ne i mësojmë nxënësit tanë të përdorin termat e saktë të kodimit, duke i ndihmuar ata në zhvillimin e gjuhës së tyre teknike për këtë fushë. Në semestrin e fundit, nxënësit hartojnë një makinë dhe një kod dhe prezantojnë projektin e tyre para investitorëve të mundshëm (një panel gjyqtarësh, zakonisht prindër). Ky program i prezanton pjesëmarrësit me shumë aftësi të rëndësishme profesionale që më vonë do të jenë në gjendje t’i përdorin në karrierën e tyre të ardhshme.

Kurrikula e RoboBricks

Qasja e Inxhinierëve të Rinj përdor Metodën Spirale, duke lejuar që konceptet e reja të mësohen duke u mbështetur në lëndët e programeve të mëparshme. Ne gjithmonë inkurajojmë nxënësit dhe përsërisim mësimet e mëparshme për t’u siguruar që të gjithë të jenë në të njejtin nivel. RoboBricks i prezanton pjesëmarrësit në botën e robotikës përmes të kuptuarit të bazave të inxhinierisë mekanike dhe bazave të kodimit, duke përfshirë planifikimin e algoritmit, formulimin e pseudo kodit, grafikët e rrjedhës, programimin WeDo, zbatimin e hyrjes dhe daljes, unazat, multi-threads, operacionet e tastierës, aplikacionet e sensorëve dhe komandat e llogaritjes. RoboBricks është krijuar për t’i futur nxënësit në botën e sipërmarrjes. Nxënësit do të përjetojnë kryerjen e hulumtimeve të tregut, krijimin e një faqe produkti dhe përdorimin e Google Tools, Microsoft PowerPoint, metodat retorike dhe më shumë.

Objektivat e RoboBricks

  • Mësoni terminologjinë e inxhinierisë softuerike
  • Inkurajoni të menduarit procedural
  • Menaxhimi i kohës përmes dorëzimit të projektit përfundimtar brenda një afati të caktuar
  • Përmirësimi i aftësive prezantuese
  • Puna në ekipe në mënyrë efikase
  • Njohja me orientimin kompjuterik
  • Njohja me sistemin informativ dhe edukimit mediatik
  • Përparimi i të menduarit kritik dhe krijues

Modelet e RoboBricks përfshijnë:

  • Vegla
  • Lojëra të ndryshme
  • Robotët modernë për të kryer një sërë detyrash